Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se në Maqedoni ka një shumicë të re parlamentare e cila ka marrëveshje se si ta çoj vendin përpara. Sipas tij janë të kota tentimet e Antonio Milloshovski që ta bëj faktor Nikolla Gruevksin.
“Gruevski nuk është më faktor në Maqedoni. Politikanët si Gruevski si dhe udhëheqësia e VMRO-së që kanë sjellur vendin n këtë gjendje nuk janë pjesë e zgjidhjes së problemeve. VMRO të kuptoj se janë opozitë dhe të mos pengoj proceset. Në Maqedoni do të ketë një Qeveri të re, pa Gruevskin dhe VMRO-DPMNE”, ka thënë Shilegov, transmeton SHENJA.
Në pyetjen se si e komenton faktin që Lëvizja BESA nuk e mbështet Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi, Shilegov tha se “kjo është e mira e demokracisë, për disa çështje ato mund të merren vesh ndërsa për disa mund të mos pajtohen”.

