Ramadan RAMADANI
Tash e di se do dukem si ato folësit në promovimeve të librave që nisin fjalët me: “unë nuk pata rastin ta lexoj librin dhe nuk isha i kyqyr….por, me që mu dha fjala…” edhe zakonisht vazhdojnë flasin për kopertinën e librit, autorin, atmosferën në promovim kohën e bukur dhe çkamos tjetër e shumë pak nga vet libri. Qesharak, eskapist ama të drejtë dhe të sinqertë sa nuk rrejnë asnjëherë që është ende themeli edhe i artikulimit politik e edhe i paraqitjeve publike!
Edhe unë nuk e kam pa propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili kaloi në Qeveri dhe iu dërgua Komisionit të Venecias për mendim, por unë po e marr fjalën kryesisht nga dy gjëra; pash se shumë alamet eskpertë po flasin për këtë ligj vetëm nga një version i liferuar që mund të jenë pjesë e planit operativ për perceptimin negativ e këtij suksesi shtetëror, politik dhe kombëtar shqiptar që ka arritë koalicioni VLEN; më në fund një kategori kushtetuese ta rregullojë me ligj e jo me hamendje juridike dhe mekanizma e rregullore, të cilat në parim janë një gradë më poshtë se Ligji. Pra edhe kështu pa e parë dhe pa e lexuar: Sjellja e ligjit për përfaqësim të drejtë është zhvillim normativo-legjislativ i një kategorie kushtetuese, një shkallë më lartë se ish-mekanizmi më parë ekzistues; Balancuesi.
Dhe arsyeja e dytë pse e marr fjalën është se kur në mbledhje gjysmake të Gjykatës Kushtetuese u shfuqizua Balancuesi pata shkruar se Maqedonia do bëhet si Libani, pasi nuk do mbetet asnjë komunitet ta ndiej si shtet të vetin e kjo do mbetet “Toka e askujt”. Sigurisht në maqedonisht, që ta marrin direkt edhe milicët e policët pa patur nevojë të ua përçojnë dhe përkthejnë bashkëpunëtorët e tyre nëpër media, stacione policore dhe në opinion. Pra shkurt në pika:
1. Me sjelljen e ligjit vazhdon shtetndërtimi në aspektin juridik ku një kategori kushtetuese rregullohet me ligj, mu ashtu si duhet, e jo me rregullore dhe vetëm më mekanizëm që janë një gradë më poshtë se ligji.
2. Me sjelljen e ligjit forcohet roli i shtetit dhe institucioneve në implementim dhe zvogëlohet roli i partive politike ose influencave tjera.
3. Me sjellje të ligjit vështirësohet keqpërdorimi dhe hilet e ndryshme që janë bërë në të kaluarën me ndryshim të deklarimit të përkatësisë etnike vetëm për qëllime punësimi në administratë.
4. Me sjelljen e ligjit mbushet zbrazëtira normative që u paraqit pas heqjes së balansuesit e që ishte një gjendje e e errët e nënkuptimit të kategorisë kushtetuese për përfaqësim të drejtë.
5. Ndonëse ligji do vjen me insistim dhe artikulim i një koaliconi politik shqiptar ai do jetë garancë dhe kuotë për përfaqësimin e krejt bashkësive etnike në shtet. Pra edhe për maqedonasit që janë të mbipërfaqësuar e edhe për bullgarët, pas futjes së tyre në preambulën e Kushtetutës, e që janë inekzistent në organet shtetërore ndërsa sipas shifrave të publikuara për shtetësi bullgare të marrë me deklarim të vetëdijes komëbtare bullgare janë bashkësia e tretë në Maqedoni të Veriut.
6. Mekanizma ndëshkues të ligjit janë krejt mekanizmat dhe veprat penale për moszbatueshmëri të ligjeve në vend.