Presidenti rus, Vladimir Putin, i është përgjigjur thirrjes së Volodymyr Zelenskyz, homologut të tij ukrainas, për fillimin e negociatave të paqes.
Putini ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, për të filluar negociatat, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, “RIA”.
Negociatat parashihet të zhvillohen me qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe pezullimin e veprimeve ushtarake.
Putin ka zhvilluar sot një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.
“Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën në një nivel të lartë”, është cituar të ketë thënë Putin, sipas Ministrisë kineze.