Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se numri i të infektuarve sot është nën 900 dhe se në vazhdimësi është duke shënuar rënie. Siaps tij, edhe kjo valë është duke u qetësuar, ndërsa këtë e arsyeton me faktin se faktori R0 i transmetimit është nën shkallën 1.
Sipas tij situata po qetësohet edhe në Tetovë.
“Duke pasur parasysh përvojat e deritanishme me valët e kovid-19, presim që të vazhdojë trendi i rënies së numrave të të infektuarve të rinj, që është prezent disa ditë me radhë”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.




