Situata e Kristjan Asllanit në Milano është delikate.
Mesfushori duket se nuk ka problem presionin e shtuar të shoqërisë me deklaratat mbi merkaton.
Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale”, mesfushori nuk ka ndër mend që të largohet nga Milano nëse nuk merr një ofertë prej një ekipi, i cili lufton për vendet e para të klasifikimit.
Refuzimi i ofertës që i bëri Real Betis është prova e këtij vendimi të shqiptarit, i cili nuk mendon aspak për largimin nga “San Siro” edhe pse në këto sezone si zikaltër ka luajtur shumë pak.