Komisioni i përbërë nga ministria e drejtësisë gjatë javës do të vazhdojë të bëj revizionin në sistemin e automatizuar informative për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS) në Gjykatën Penale të Shkupit, përcjell Almakos.
Gjykatësi Lazar Nanev është emëruar kryetar i komisionit e cila ishte formuar pas rekomandimeve të Rajnhard Pribes për zbulimin eventual të keqpërdorimeve në sistemi informative që bën shpërndarjen e lëndëve tek gjykatës të caktuar. Kontrolli Gjykatën Penale Shkup ka filluar java më parë për të konstatuar keqpërdorimet në sistemin e drejtësisë në Maqedoni.
Keqpërdorimet në sitemin elektronik për shpërndarjen e e lëndëve në Gjykatën Penale ekzistojnë. Pasi që Komisioni ta përpilojë raportin, do të fitohet një pasqyrë më e saktë se në çfarë mënyre dhe si është keqpërdorur sistemi AKMIS i cili u desh të garantojë pavarësi gjatë ndarjes së lëndëve.
“Të dhënat e para nga komisioni i cili po heton keqpërdorimet në gjykatën penale lidhur me ndarjen elektronike të lëndëve gjyqësore ka konstatuar ka keqpërdorime serioze në punën e kësaj gjykake. Madje ka të dhëna për funksiononin paralel të sistemit për shpërndarjen elektronike të lëndëve gjyqësor “, patë deklaruar zv/ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski, në një intervistë për Alsat.
Në këtë gjykatë ka ekzistuar një praktikë ku lëndët gjykatësve u janë dhënë në dorë. Keqpërdorime ka pasur edhe tek lëndët për paraburgim. Sistemimi se për cilin paraburgim cili gjykatës do të vendosë është bërë në dorë dhe është tejkaluar sistemi automatik.
Në krye të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ishin gjykatësit Tatjana Mihajlova dhe Vladinim Pançevski. Pikërisht Pançevski është nën hetim të Speciales për keqpërdorim të sistemit AKMIS, prej ku dyshojnë se ai ka kurdisur lëndë. Prokuroria Speciale Pançevskit ia konfiskoi telefonat si dhe ka kryer bastisje personale dhe bastisje të shtëpisë së tij. Ish kryetari i gjykatës mohoi akuzat në adresë të tij./Almakos