Fiset arabe nën presionin e PKK/YPG-së në qytetin Deir ez-Zor në lindje të Sirisë filluan të përleshen në shumë pika me organizatën terroriste të mbështetur nga SHBA-ja, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, terroristët e PKK/YPG-së që kanë marrë mbështetjen e SHBA-së arrestuan dje shumë persona nga popullata në lindje të Deir ez-Zor.
Pas kësaj, fiset arabe pas mesnate shënjestruan me armë të rënda të ashtuquajturën seli (shtabe) të organizatës terroriste në fshatrat Ziyban, Shuheyl, Jerzi dhe Abu Hardub në periferinë lindore.
Përleshjet në orët e para të mëngjesit u përhapën edhe në fshatrat Kishkiyye dhe Abu Hamam në juglindje të qytetit. Në fshatin Abu Hardub shumë terroristë u dorëzuan bashkë me armët e tyre tek anëtarët e fiseve arabe, ndërsa arabët rrëzuan një mjet ajrore pa pilot në Jerzi.
Në sulmin e ndërmarrë nga terroristët e PKK-YPG-së në fshatin Abu Hardub humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 3 të tjerë. Helikopteri amerikan i cili u ngrit nga bazat në rajon, kreu vëzhgim me fluturimet e kryera në rajonet ku u shënuan përleshjet.
Përleshjet ende vazhdojnë.
– Konfliktet mes fiseve arabe dhe organizatës terroriste PKK/YPG
Fiset arabe që kanë mbetur nën presionin e organizatës terroriste PKK/YPG, në periudhën nga 27 gushti deri më 25 shtator kryen dy herë operacion kundër organizatës.
Si rezultat i operacioneve u pastruan mbi 30 fshatra në qytetet Deir ez-Zor, Raka dhe Al-Hasakah si dhe në rajonin Munbixh të Halepit. Por, arabët për të parandaluar humbjet civile si pasojë e sulmeve të organizatës terroriste u tërhoqën nga këto fshatra dhe u ulën në tryezën e negociatave me SHBA-në.
Për një kohë të shkurtër u shënuan përleshje pasi lideri i fisit Akidat, Ibrahim al-Hafil, njoftoi nga llogaria e tij në median sociale më 11 tetor mesazhin se janë të gatshëm për kryengritje kundër organizatës terroriste. Në fshatrat Direnç, Garanic, Abu Nteyl, al-Sur, Hawajij, Shuheil dhe Al-Jasimi u shënuan përleshje dhe u vendosën në objektiv me armë të rënda automjetet dhe të ashtuquajtura seli të organizatës terroriste.
– Pushtimi PKK/YPG-së në Deir ez-Zor
Popullata në Deir ez-Zor, të cilin organizata e ka vendosur nën kontrollin e saj me mbështetjen e ushtrisë së SHBA-së me arsyetimin për “luftën kundër DEASH-it”, përbëhet plotësisht nga arabët. Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijët arabë në rajonet nën pushtimin e saj.
Organizata nga nafta që siguron nga puset e naftës që ka konfiskuar në rajon gjeneron të ardhura duke ia shitur administratës së Damaskut përmes trafikantëve, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së. Të ardhurat e gjeneruara ajo i përdor për aktivitetet e saj, ndërsa privon popullatën e rajonit nga shërbimet lokale dhe ndihmat.