Shkruan: Visar ADEMI
Të gjithë kemi rënë në përfundim se shteti të paktën nuk është funksional. Ka shumë arsye për këtë por për mua 2 janë fundamentale.
- EGOJA e sëmurë e drejtueseve të partive, institucioneve dhe shtetit që janë futur ne parti pa dhe kanë dalë me profesion, janë futur si fukarenjë, ndërsa kanë dalë si multi – millionerë, janë futur si të paditur dhe tani marrin pjesë në emisone debative si eskperta për krejt çëshjet që po ata na kanë bërë ti vuajmë.
- KORRUPCIONI, që gërryen çdo pore të shoqërisë. Ne nga të gjithë Republikat e ish-Jugosllavisë duhet ta pranojmë që kemi qenë më të varfërit. Një gjeneratë më herët të kthehesh – ne kemi jetuar nëpër shtëpi sub-standarde me fasadë nga balta, me numër shumë të lartë të paarsimuarish dhe kryesisht kemi jetuar nga bujqësia dhe puna e tokës. Tani imagjinoni një njëri që ka perjetuar atë varfëri si fëmijë dhe traumat që këta njerëz kanë përjetuar nga mospasja. E tani ajo gjeneratë ka ardhur në pozicione drejtuesish. Ato do të bëjnë ç’mos që mos kthehen më në atë gjendje.