Janë thelluar përçarjet mes kryetares së Shkupit Danela Arsovska dhe partia që e përkrahu në zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE. Ka qenë Arsovska që liderit të kësaj partie i ka përmendur dorëheqjen, tenderomaninë dhe shumë aukuza të tjera të drejtpërdrejta, shkruan Korrektori.
Këto akuza na rikthejnë në kujtesë garniturën e kaluar të VMRO-DPMNE me në krye Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkov, Antonio Milloshovski, Mile Janakievsi e të tjerë. Akuzat e Arsovkës na rikthejnë kujtesën tek përgjimet telefonike ku akterët kryesor të VMRO-DPMNE dëgjoheshin duke kurdisur tendere dhe duke marrëveshur përqindjet.
Nga akuzat e Arsovskës, rezulton që në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket korrupsionit, keqpërdorimeve dhe reketit.
Po e dëgjoj Mickoskin, tha ajo, që po flet për dorëheqjet. Nëse ai flet për dorëheqje, duhet t’ia fillojë me dorëheqjen e tij.
”Në VMRO DPMNE ka shumë njerëz të guximshëm, Mickoski për fat të keq nuk është njëri prej tyre. Si u bë që deri mbrëmë isha Kryetari më i mirë i Shkupit, e prej se ua kapa drejtorin me “gishtat në mjaltë” përnjëherë u bëra një Kryetari e Shkupit që nuk vlen për asgjë. Për të gjitha këto pyetje do të ketë përgjigje, por siç po e sheh, mua nuk po më dridhet zëri dhe nuk më dridhen duart kur të drejtohem. Në lidhje me pyetjen që e parashtruat, për atë tenderin e dyshimtë ka kush të përgjigjet se përse nuk ka vepruar si duhet dhe të gjitha ato përgjigje do të vijnë kur të vijë koha. Unë do të vazhdoj drejt rrugës së drejtësisë siç kam punuar deri më tani. Por Mickoski asnjëherë nuk do të dalë nga tender-mentaliteti asnjëherë”, deklaroi Arsovska, të cilës disa herë iu ndëpre fjalimi nga kryetari i këshillit që vjen nga VMRO-DPMNE, Trajko Slaveski.
Kujtojmë që rrugët mes Arsovës u ndanë kur Kryetarja e Qytetit shkarkoi drejtorin e NP “Ujësjellësi” Zllatko Perinskin, të cilin e akuzoi që nuk i ka përfillur urdhrat e Qytetit dhe ka punuar kokë në vete. E më pas të gjithë drejtoret e VMRO DPMNE-së, dhanë dorëheqje.