Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me bubullima do të na shoqërojnë edhe në ditët në vazhdim. Sinoptiku Boris Sekirarski, nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se gjatë përfundimit të ditës së sotme përveç motit që do të jetë jostabil, do të ketë edhe vranësira dhe lagështi, por intensiteti i tyre do të zvogëlohet gjatë mbrëmjes.
“Në orët e pasdites në më shumë vende të RM-së do të jetë mot jo stabil, me paraqitje të bubullimave në rajonin e Shkupit, por bubullima do të ketë edhe në vendet tjera. Në mbrëmje do të zvogëlohet intensiteti, reshjet do të jenë më të rralla edhe lagështia do të zvogëlohet. Do të mbizotërojë mot me vranësira të pjesëshme”, tha sinoptikani Boris Sekarski.
Sekirarski gjithashtu bëri të ditur se reshje shiu pritet të ketë edhe gjatë ditës së nesërme, por temperaturat do të jenë pak më të ngrohta në krahasim me ato të ditës së sotme.
“Nesër në orët e mëngjesit do të jetë pak më ngrohtë në krahasim me mëngjesin e ditës së sotme dhe do të ketë edhe diell, por pastaj gjithandej do të mbizotrojë mot i vrenjtur me reshje të shiut. Reshjet më të shpeshta dhe më intensive do të jenë në pjesët jugore të vendit dhe në juglindje… Nesër temperaturat do të jenë më të ulta për 2 deri 3 gradë nga ato të sotmet. Temperatura më e lartë do të arrijë në interval 15-21 gradë”, deklaroi Sekarski.
Nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike thonë se gjendja nuk do të ndryshojë edhe gjatë ditës së premte dhe të shtunë, ku përsëri do të ketë mot jostabil, me bubullima dhe vranësira. Ndërsa ndryshimi i motit pritet të filloj nga dita e diel, ku do të ketë rritje të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri ne 27 gradë dhe të hënën do jetë moti me diell.
Emine Ismaili /SHENJA/
Sinoptikanët: Mot me shi do të ketë edhe nesër by tvshenjaofficial

