Rrugët kryesore të kryeqytetit ishin të bllokuara për disa orë si rezultat i protestave që organizuan sindikate të ndryshme të punëtorëve. Marshi protestues filloi nëpër lokacione të ndryshme, por ata kishin një pikë dhe qëllim të përbashkët, u bashkuan para Qeverisë së Maqedonisë dhe qëllim kryesor kishin përmirësimin e kushteve për punëtorët. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ishte ajo që e filloi marshin protestues dhe gjatë gjithë kohës së protesës në sfond përsëriteshin 15 kërkesat e tyre. Sipas kryetarit Darko Dimkovskit, disa nga kërksat e tyre sindikale janë paga më të larta, regres për pushimin vjetor, pozicion më të mirë socio-ekonomik të punëtorëve, vende pune të sigurta, zvogëlim të varfërisë, ndal punës ilegale e kështu me radhë dhe të njejtat do t’ia dorëzojnë kryeministrit Zoran Zaev.
“Ne jemi këtu, për një filliim të ri, ta kthejmë besimin e lëvizjes së sindikatave dhe publikisht të tregojmë gatishmërinë se do të merremi me të gjithë ata të cilët do të cënojnë interesat e klasës puntore dhe sindikatës…Fjalët t’i kthejmë në vepra dhe t’i dorëzojmë kërkesat tona sindikale në Qeverisë e Maqedonisë”, deklaroi kryetari I LSM-së, Darko Dimkovski.
Sipas, Sindikatit të Pavarur të Gazetarëve dhe punëtorëve medial, punonjësit e këtij sektori paguhen nën mesataren shtetërore, trendi i pasigurisë, puna e ngarkuar është në rritje të përhershme, nuk investohet në fuqinë punëtore, janë si pasoj e mungesës së demokracisë dhe për të cilën ata kanë dalur sot që të protesojnë.
“Kujtojmë se, nuk ka demokraci pa drejtësi sociale dhe barazi ekonomik, se të drejtat e punëtorëve janë bazë e të gjitha të drejtave tjera qytetare dhe se 99 % e qytetarëve e sigurojnë të drejtën e tyre egzistenciale përmes punës së tyre. Jemi të vetëdijshëm se nuk mundemi të flaim për të drejta të punëtorëve pa demokraci të vërtetë”, tha Elena Xhukeska nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe punëtorëve medial.
Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë protestoi kundër zhvatjes së përmbaruesve dhe kushtet e këqija të punëtorëve. Para nisjes së protestës, u lëshuan fjalime të kryeministrit Zoran Zaev dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të LSDM së që gjatë fushatës premtonin heqjen e tërësishme të përmbarimeve. Përveç qytetarëve që mbanin pankarta me kërkesat e tyre ndaj pushtetit.
“Po protestojmë me shpresën se 1 Majin e ardhshëm do ta presim me shumë e shumë kushte, më të mira për punëtorët. Sot është festë për punëtorët e Maqedonisë, shikoni nëpër rrugët e kryeqytetit nga të gjitha anët po marshohen nga punëtorët”, deklaroi kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski.
“Do të dorëzojmë një skicë për propozim-ligjin e ri për përmbaruesit. Do të kërkojmë nga Qeveria e RM-së, në krye me kryeministrin e Maqedonis, që në seancën e Qeverisë dhe me vendim të Qeverisë të ndalohet bllokimi i llogarive të qytetarëve dhe së dyti të bëhet revizion i vendimeve të përmbaruesëve”, tha Ana Gligorova nga shoqata “Stop për pëmbaruesit”.
Sindikalistët ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit vendosën që Ditën e Punëtorëve 1 Majin ta fesojnë me protesta, pasi siç u shprehn ata kanë shumë arsye për të protestuar.
Emine Ismaili /SHENJA/