Drejtues të Sindikatës së pavarur të policëve kërkojnë nga Ministria e drejtësisë përmirësimin e kushteve për të punësuarit nëpër burgjet e vendit. Sipas sindikatës gardianët dhe administrata e burgjeve punojnë në kushte të vështira dhe se me ndryshimet e shumta ligjore,t ë njëjtit janë dëmtuar shumë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se në këtë dikaster nuk kanë pranuar snjë kërkesë të Sindikatës së pavarur të policëve.
Sindikata do të kërkojë përmirësim të statusin e të punësuarve të pjesëtarëve të policisë së burgjeve edhe atë , shtesë të kushteve mbi 30% pasi që tani është në 30 %, shtesë të personave zyrtarë nga 20 deri në 30 % pasi që tani është 0 %, kalim në pension nga stazhi i përgjithshëm në 40 vjet pasi që tani është në 57 ose me kërkesë në 55 vjet – tha Goce Dellçev Todev, Sindikata e pavarur e policisë.