Sindikata e pavarur e policisë sot(emartë) në një takim me Ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe administimin e ujrave, ka dorëzuar një propozim për marrëveshje kolektive me policinë e pylltarisë dhe administratën e policisë së pylltarisë në Republikën e Maqedonisë.
Kryetari i Sindikatës, Goce Delçev Todev tha për Almakos se punonjësit e policisë pyellore pas 19 vitesh do të kenë marrëveshje kolektive me të cilën do ti zgjidhin problemet e deritanishme, të dorëzuar në arhivin e Ministrisë së Bujqësis, pylltarisë dhe ujrave.
“Ne si sindikatë e panvarur e policisë sot zyrtarisht kemi propozuar dokument i cili përbëhet nga 36 faqe me problemet që jemi ballafaquar për 19 vite nga policia e pylltarisë. Besoj në të ardhmen e afërt të fitojmë marrëveshjen kolektive dhe ti shmangim të gjitha problemet që i kemi pasur deri më tani” deklaroi Goce Delçev Todev për Almakos.
Delçev theksoi se nga kjo marrëveshje më shumë benefite do të ketë Republika e Maqedonisë dhe buxheti i shtetit.
“Përfitimet më të mëdha përveç punonjësve do të ketë edhe Republika e Maqedonisë. Nëse Ministria e Bujqësisë do të punojë pa marrëveshje kolektive atëherë buxheti i RM-së do të harxhohet dhe do të mbetet njëlloj siç ka qenë deri më tani” potencoi Kryetari i sindikatës së pavarur i policisë.
Sipas tij, autoritetet gjyqësore kanë vendosur që kjo marrëveshje kolektive do ti japë fund mosrespektimit të së drejtës së punëtorëve, humbjes së buxhetit të shtetit dhe problemeve që janë ndeshur.
Haxhere Fejzulla
Almakos.com