23 May
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Goce Dellçev Todev kërkon takim me ministrin e Punëve të Brendshme për të kuptuar arsyen përse disa policëve nuk iu është paguar sigurimi shëndetësor që nga dhjetori i vitit 2013. Todev shpreh revoltën e mbi 200 policëve që janë detyruar të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore e të cilët sa më parë kërkojnë zgjidhjen e çështjes dhe gjetjen e fajtorit, qoftë edhe përmes procedurës gjyqësore.
Ata të punësuar të cilët janë të shqetësuar për gjithë atë që tani ndodh në Ministrinë e Punëve të Brendshme kërkojnë padi kundër Ministrisë dhe për mos-kryerjen e pagesës për sigurim shëndetësor ndonjë nga të punësuarit ose shefat, njerëzit që ishin të detyruar të ulen në tavolinë të prokurorisë dhe të thonë cila është arsyeja që paratë nuk kanë përfunduar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor që të mundeshin të punësuarit ta merrnin atë shërbim – deklaroi Goce Dellçev Todev, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
Alsat-M

