Bankat vendosin kërkesa joreale për garanci drejt investuesit bullgar, tha mbrëmë vonë në deklaratë për mediat Gjore Palitov, kryetar i organizatës sindikaliste në “Feni industri”. Ai informoi se dje së bashku me transportuesit kanë pasur takim me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev dhe janë dakorduar që në ditët në vijim t’i japin mundësi investuesit bullgar “Enekod” ta definojë ofertën ndaj bankave dhe kreditorëve të tjerë. “Duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për shumë të madhe të mjeteve, të cilat nuk gjenden brenda natës, nga ana e bankave drejt investuesit bullgar vendosen kërkesa joreale për garanci. Garanci të tilla mund të jepin vetëm disa banka në botë, ndërkaq e tëra me qëllim që ‘Enekod’ të heqë dorë nga blerja e ‘Feni’-t. Investuesi bullgar tashmë nënshkroi marrëveshje për blerje të ‘Feni’-t dhe ajo marrëveshje është në fuqi.Gjithashtu, janë parashtruar dokumente drejt Regjistrit qendror për emërim të investuesit bullgar për marrje të funksioneve drejtoriale në ‘Feni industri'”, kumtoi Palitov. Në tërë rastin, sipas tij, bëhet fjalë për interesa personale të disa të fuqishmëve në shtet.
“Investuesi bullgar nuk ka hequr dorë nga ‘Feni’, vetëm po bëhen manipulime që të heqë dorë. E tërë loja po luhet nga bankat të cilat insistojnë që fabrika t’i shitet fondit zviceran, për të cilin nuk e dimë se kë ka pronar, ndërsa prapa të cilit kemi njohuri se qëndrojnë ish-drejtorë të ‘Feni’-t, për të cilët ka padi penale aktive. Kemi njohuri se investuesi bullgar të premten ka qenë i manipuluar nga bankat, të cilat deri në orën 16:30 nuk e kanë lajmëruar për ofertën të cilën e ka dhënë, në mënyrë që të mund t’u lëshojë rrogë të punësuarve në ‘Feni’. Personalisht e lexova ofertën nga ‘Enekod’ drejtuar bankave me të cilën në afat prej 30 ditëve obligohet të investojë 15 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër të paguhet në këste. ‘Enekod’ kërkoi edhe afat plotësues prej gjashtë ditëve për ta rritur edhe këtë ofertë dhe i ndërmori të gjitha borxhet”, theksoi Palitov Konsideron se duhet t’i jepet mundësi investuesit bullgar ta marrë tërë fabrikën.
“Dëshiroj të përmend se bankat nuk mund dhe nuk do të lejojnë të vendosin për fatin e njëmijë të punësuarve dhe po aq kreditorë në ‘Feni’. Bankat përmes normave të interesit në 16 vitet e fundit kanë paguar më së paku sa është borxhi për momentin, përderisa të punësuarit, transportuesit dhe kreditorët e tjerë kanë investuar para nga xhepat e tyre. Tani nuk mund t’i paguajnë, e ku më të paguajnë norma interesi, siç po e bëjnë atë bankat këtyre 16 viteve. Tani nuk do të lejojmë që bankat krahas të gjitha parave, të cilat i kanë paguar nga “Feni”, dhe të gjithhë kreditorëve, tha kryetari i organizatës sindikatës.
Sindikata, shtoi, nuk do të pranojë falimentim. Informoi se me greva do t’i bllokojnë edhe gjykatën edhe bankat. “Nëse për ne nuk ka punë, nuk do të ketë as për ta”, paralajmëroi Palitov. Falimentimi është i papranueshëm, tha, sepse në rast falimentimi, të punësuarit duhet të rrinë në shtëpi dhe të mos marrin rrogë. Sqaroi se në takimin treorësh me zëvendëskryeminsitrin Angjushev ai u ka pohuar se Qeveria do të angazhohet për të mos ardhur deri te falimentimi në “Feni industri”. Vetëm sa arritën në Kavadar, ishin njoftuar se bankat kërkuan falimentim për “Feni”. Kjo i ka revoltuar shumë. Theksoi se nuk mund të pranojnë falimentim. Paralajmëroi se gjatë ditës do të mbahet takim me Këshillin e sindikatës dhe me të gjithë të punësuarit dhe do të vendosin për aktivitetet e mëtutjeshme.