Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë të RMV-së njofton se janë në komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me kërkesat e tyre për harmonizimin e pagave në arsim, bazuar në rritjen e pagës minimale, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, transmeton Portalb.mk.
Nga atje thonë se edhe pse në negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është rënë dakord që rezultatet e negociatave të përfundojnë dhe të prezantohen më së voni deri më 15 mars, por kjo nuk ka ndodhur.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Ministrinë e Financave dhe presim që sot (16 mars) të kemi një përgjigje për kërkesën tonë”, njoftuan nga Sindikata.
Ata shtojnë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre për harmonizimin e pagave në përputhje me Marrëveshjen kolektive.
Ndër të tjera ata shtojnë se ditëve në vijim do të dalin me qëndrim publik për rezultatet e negociatave.