Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Arsim Sinani, ka goditur BDI-në e cila vazhdimisht mbetet në shërbim të maqedonasve.
“BDI-ja ishte nëndegë e VMRO-së, tash ndryshoi rol e u bë nëndegë e LSDM-së. E nesër ditë e re, shesh-besh”, thekson Sinani.
Sipas tij, Besatim për Aleancë shqiptare është projekti i shumë kërkuar nga shqiptarët në Maqedoni .
“Kam lobuar, kam bërë thirrje për bashkim, tash koha e duhur të mobilizohemi nga Kumanova deri në Strugë t’ua kthejmë shpresat shqiptarëve. Masovikisht me qetësi fillon pranvera politike shqiptare. Votuesi shqiptar sërish e ndëshkoi BDI-në. Në Kërçovë fitoi shqiptaria, jo BDI. Në Aleancë dhe Besë pavarësisht nga kalkulimet e strukturave të dyshimta brenda këtyre dy partive në qytetet kryesore mbështetja ndaj njëri- tjetrit sjell fitore”, shton Sinani.