Forumi nderkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut reagon ashpër ndaj vendimit të gjykates penale kundrejtë të denuarve te Kumanoves dhe kërkon ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarë për epilogun siç e quajnë ata politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës.
Sipas tij vendimi i marr me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona te cilet jane denuar me burg të përjetshëm historikisht paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve ne Maqedonisë.
“Vlerësojmë se ky gjykim është politik dhe vazhdimësi e njërit nga qindra rasteve të montuara nacionalo-politike që ndodhen në kohën e qeverisjes se regjimit te partise te Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit VMRO-BDI dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të ish-qeverisjes se Republikes se Maqedonise. Forumi Nderkombetare per te drejtat dhe lirite e njeriut me kryetar Idriz Sinani kerkon urgjentisht nga faktori nderkombetare ne bashkepunim me autoritetet e Republikes se Kosoves dhe Shaiperine per zbardhjen e plote të këtij procesi të montuar politik . Forumi Nderkombetare rastin e lartepermendur do ta paraqes ne tek te gjitha institucionet nderkombetare ashtu sic jane OKB-ja , EU-ja, OSBE-ja gjithashtu tek gjykatat nderkombetare ne Strasburg e Hage ku do te kerkojme qe ish-qeveritaret te pergjigjen perpara drejtesise nderkombetare per te gjitha rastet e montuara dhe jo vetem rastin e Kumanoves por dhe ne rastet tjera dhe do te kerkojme qe te marrin pjese dhe autoritetet”, ka deklaruar Kryetari i IGFM-së, Idriz Sinani.