Avancimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Turqisë për
konkurrencë më të madhe, është në fokus të simpoziumit të sotëm “Horizonte të reja në bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Turqisë” që e organizon Fondacioni për hulumtime ekonomike – Stambolli me mbështetje të Odës ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO).
Është paraparë pjesëmarrja e rreth 30 kompanive nga Turqia të cilat do të kenë takime të drejtpërdrejta me përfaqësues nga sektori afarist i Maqedonisë.
“Ambienti ekonomik i Maqedonisë është në dinamikë të vazhdueshme: Integrimi i rajonit drejt BE-së, krijimi i një hapësire të vetme rajonale ekonomike, revitalizimi i Korridorit 10 në suaza të projektit “Një
brez një rrugë apo Rruga e mëndafshit”, liberalizimi i plotë i tregtisë bilaterale të Turqisë me Serbinë dhe BeH-në,… Rrjedhimisht, hapet tema për avancim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Turqisë me qëllim që të ruhet dhe rritet konkurrenca”, thonë nga MATTO.
Data 20.09.2025
Aktuale
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit