25 May
Partitë politike po keqpërdorin simbolet kombëtare dhe elementet kulturore për qëllimet dhe imazhin e tyre politik. Këto janë rezultatet e hulumtimit nga Qendra Ndërkombëtare maqedonase për bashkëpunim, e cila në fokus ka pasur diferencimin e simboleve kombëtare dhe kulturore si elemente identifikuese tek të gjitha etnitë që jetojnë në Maqedoni.
Në Maqedoni, 10 vitet e fundit është periudha e përdorimit të simboleve nacionaliste dhe memories kulturore të cilën e kujtojmë nga e kaluara. Jo gjithkund, por simbolet keqpërdoren për tubime, për mitingje ku këndohen kënge nga periudha e revolucionit, përdorin identitetin nga periudha e revolucionit e për periudha tjera. Kështu që këta simbole kombëtare përdoren për imazhin e ndonjë partie politike dhe mendojnë se me atë do e krijojnë identitetin e tyre, ndërkaq ajo në fakt po keqpërdoret – deklaroi Daniella Nikollova, Koordinatore e projektit.
Profesoresja universitare Marija Topuzovka e cila ka qenë pjesë e hulumtimit, thotë se partitë politike kanë arritur të përvetësojnë shumë vlera kombëtare si të ishin partiake. Ajo thotë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të anketuar kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Ishte befasuese se numër I madh I të anketuarve mendonin se këngët kombëtare si: “ Vendi maqedonas” dhe të ngjashme ishin këngë autoriale e ndonjërës prej partive politike. Ishte interesante se qytetarët, “luanin” e njihnin si simbol të projektit “Shkupi 2014”. Po ashtu përqindja më e madhe gjegjësisht 80% e të anketuarve nuk pajtohen me praktikat e partive politike që t’i përvetësojnë këta simbole kombëtare si të tyre dhe konsiderojnë se kjo gjë duhet ndaluar – tha Marija Topuzovska Latkoviq, Profesoreshë universitare.
Hulumtimi është realizuar gjatë pesë muajve të kaluar, periudhë e cila sipas realizuatorëve ka qenë e qëlluar për të nxjerrë rezultate të sakta, pasi ka pasur zhvillime të shumta politike dhe protesta, të cilat kanë ndihmuar që hulumtimi të bazohet në zhvillimet aktuale.
Vjollca Aliti

