Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka nënshkruar Dekretin për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, raporton SHENJA.
Sic meësohet, për këtë veprim, presidentja e ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Se Davkova ka vendosur veto ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve e konfirmuan edhe nga LSDM-ja, nga ku bënë thirrje që qeveria të heqë dorë plotësisht nga ndryshimet në Ligj, të cilat, sipas tyre, nuk janë kushtetuese dhe janë miratuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
“Ne e përshëndesim mosnënshkrimin e Dekretit nga ana e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me çka hapet kjo mundësi, dhe kërkojmë nga qeveria që të tërhiqet nga synimet për shkak të dispozitave të diskutueshme që përmban. Neni 9 dhe Neni 10 i Projektligjit për ndryshim, i propozuar nga Qeveria, nënkupton futjen e licencave dygjuhëshe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Është kontestuese se ky segment rregullohet me një ligj tjetër që përcakton përdorimin e gjuhëve, por edhe me Kushtetutën e shtetit.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Data 27.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Toshkovski: Pas vendosjes së “Qytetit të sigurt”, ulen aksidentet e trafikut për 40%
- Zbulohet pse u mor vendimi që Ikballe Huduti u shpall “non grata” në Shqipëri
- (VIDEO) Aliu: Qytetarët të deklarohen për dhurimin e organeve
- Nënshkruhet marrëveshja “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë: Kufij më të shpejtë dhe më pak pritje
- Trondit Avokati i Popullit: Kriminelët e shëndoshë blejnë ekspertizat, futen në psikiatri dhe terrorizojnë pacientët e vërtetë
- Maqedoni, pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi
- Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht
- Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni


