Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova “në mënyrë kategorike pretendimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, të publikuara sot, ku kritikon presidencën se “nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, transmeton TV21.
Nga Presidenca bëjnë të ditur se “sipas praktikës diplomatike, presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 17 shkurt 2025, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka dërguar letër-urim deri te homologia e saj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu”.
“Për kabinetin është e papranueshme që BDI nëpërmjet plasimit të informacioneve të rreme dhe të paverifikuara dhe nxjerrjen e konstatimeve të pabaza, përpiqet të prishë imazhin dhe kredibilitetin e presidentes Siljanovska – Davkova. Si vërtetim se nuk bëhet fjalë për lëshim diplomatik, dhe aq më pak për prishjen e fqinjësisë së mirë është edhe pranimi i thirrjes nga ana e presidentes Siljanovska – Davkova për praninë në praninë zyrtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës që u mbajt dje në Ambasadën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Presidencës.
Si dëshmi, ata kanë dërguar edhe letër – urimin që Siljanovska ia ka dërguar Osmanit.
Ndërkaq reagimi i BDI fillonte “harruan Kosovën, nderuan Dodikun – cili është mesazhi i Qeverisë?”./TV21
