Siljanovska dhe Mickoski për vizitë dyditore në Bruksel

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bashkë me kandidaten për president të kësaj partie Gordana Siljanovska-Davkova sot dhe nesër do të qëndrojnë në Bruksel.

Në kuadër të vizitës do të marrin pjesë në Kuvendin politik Partisë Popullore Evropiane, ku mes tjerash marrin pjesë edhe partia e Merkellit, presidenti i Romanisë Klaus llohanis, kryeministri hungarez Viktor Orban, kancelari austriak Sebastijan Kurc si dhe kryeministri kroat Andrija Plenkoviq.

Gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel Mickoski dhe Siljanovska pritet që të realizojnë edhe shumë takime bilaterale, përfshi edhe me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Loading…

TAGS