Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova do ta presë sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Siç njofton Kabineti i presidentes, pas pritjes do të vijojnë një takim kokë më kokë, e më pas takim plenar i delegacioneve të RMV-së dhe Shqipërisë.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë do të vendosë një kurorë me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup, njofton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova.
Si pjesë e vizitës zyrtare, presidenti i Shqipërisë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa pas nënshkrimit në Librin e përshtypjeve, do t’u drejtohet deputetëve në seancë plenare.


