Bllokimi i integrimeve evropiane, përfshirë edhe vendin tonë, po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi sot Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura Gordana Siljanovska-Davkova.
Në fjalimin e saj në Ceremoninë Qendrore me rastin e Ditës së Armatës, 18 gusht, e cila u mbajt në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, Siljanovska-Davkova tha se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, dhe gara për armatim dikton investime më të mëdha në mbrojtje.
Sipas saj, rëndësia e vetëmjaftueshmërisë nuk ka qenë kurrë më e madhe.
“Në këtë stuhi, duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, siç kemi filluar tashmë, të planifikojmë strategjitë, burimet dhe përdorimin e tyre. Institucionet kompetente duhet të mendojnë për projekte afatgjata që do të garantojnë vetëmjaftueshmëri dhe zhvillim të mbrojtjes jo vetëm në kushte paqësore, por edhe në një mjedis kërcënimi ushtarak dhe konflikti potencial”, tha Presidentja.