E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, e cila ndodhej në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, deklaroi se “siç ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare”, duke theksuar se ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike.
Ajo nënvizoi se teknologjia që zgjedhin shtetet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve, gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.


