Policia Kufitare vijon me operacionin “Siguria Detare” përgjatë gjithë vijës bregdetare, teksa janë bllokuar 18 mjete lundruese nga Ksamili në Koman.
Vetëm përgjatë kësaj jave, nga 18 mjete lundruese, 11 janë jet ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji.
Nga Ksamili deri në Vlorë janë bllokuar 11 mjete lundruese, nga Durrësi në Shëngjin 5 mjete, ndërsa në Velipojë 1 mjet lundrues dhe 1 varkë metalike.
Drejtuesit e 6 prej mjeteve të lundrimit janë ndëshkuar me gjobën në vlerë 100 000 lekë pasi kanë qarkulluar brenda perimetrit të sigurisë duke u rrezikuar kështu jetën pushuesve.
Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik.
Sakaq, 8 drejtues të tjerë, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Përsa i përket drejtuesit të varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave
NJOFTIMI