Projekti “Luna Park” i premtuar nga tre mandatarët e fundit të Qytetit të Shkupit, përfshirë këtu edhe kryetaren aktuale Danella Arsovska, akoma nuk është duke u shfaqur mbi sipërfaqen e tokës.
“Ndodhem në parkun e qytetit të Shkupit, më saktësisht përballë ish-“Luna Parkut” apo zonës ku është premtuar se do të rindërtohet përsëri “Luna Park”. Kemi ardhur për t’i hedhur një sy se deri ku kanë arritur punimet për premtimin e dhënë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Gjithashtu edhe për të pyetur qytetarët nëse e mbajnë mend “Luna Parkun”? A ju mungon “Luna Parku”? Si dhe çfarë rëndësie ka ndërtimi i këtij projekti dhe a duhet që të ndërtohet?”- deklaroi Valon Sallai, Gazetar TV21.
Qytetarët thonë se ky park duhet që të rindertohet, sepse i njëjti shërben për argëtim. Gjithashtu thërriten në atë se duhet të mbahet premtimi i dhënë për ndërtimin e “Luna Park”, por hedhin dyshime në atë se mund të jetë premtim i rrejshëm, sepse sipas tyre jemi mësuar të marrim premtime të rrejshme nga politikanët.
-A e mbani mend “Luna Parkun”?
Po.
A ju mungon “Luna Parku”?
Si jo.
Duhet të ndërtohet “Luna Parku”. Sepse vijmë me fëmijë këtu, të luajnë, të ketë lojra dhe duhet unë mendoj që duhet të ndërtohet.
Gazetari: A e mbani mend “Luna Parkun” ktu?
Qytetarja: Po, më herët po.
Gazetari: A ju mungon “Luna Park”?
Qytetarja: Jo aq shumë, sepse skemi ardhur shumë, për fëmijët besoj do kishte qenë shumë mirë, nëse do kishte qenë ende.
Gazetari: Është premtuar që do të ndërtohet dhe momentalisht nuk është ndërtuar asgjë. Ç’mendim keni për këtë ?
Qytetarja: Nuk kam ndonjë informacion, por mendoj që duhet të mbahet premtimi, por ne jemi mësuar me premtime të rrejshme. Kështu që nuk është çudi!
Kryetarja e Shkupit Danell Arsovska kishte premtuar se parku do të jetë gati në vjeshtë të 2023, por nga ajo që shihet në terren, ky premtim vështirë se do të realizohet në kohë.
Televizioni 21 i’u drejtua Qytetit të Shkupit për ta pyetur në lidhje me atë se pse janë bllokuar punimet, por akoma nuk kemi një përgjigje nga të njëjtit.