ocialdemokratët e Maqedonisë në pushtet fituan në zgjedhjet lokale, që tregon mbështetjen e madhe të Qeverisë së re të Maqedonisë, e cila zotohet për integrim të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, njofton sot Al Zhezira Ballkan.
Ballkanvebi i Shqipërisë informon për zgjedhjet lokale, duke theksuar se LSDM-ja bindshëm ka fituar, ndërsa partitë shqiptare kanë fituar vetëm disa komuna, shkruan Medial.mk
Radiotelevizioni i Kosovës transmeton se LSDM udhëheq bindshëm, ndërsa shqiptarët kryesojnë në disa komuna, duke publikuar më shumë lajme për zhvillimin e votimit.
“Gruevski: Përgjegjësia më e madhe është e imja, por zgjedhjet ishin jokorrekte”, publikoi agjencia e lajmeve Beta, duke publikuar më shumë lajme gjatë votimit dhe pas numërimit të pjesës më të madhe nga fletëvotimet.
Beta transmeton se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se për të gjitha parregullsitë zgjedhore do të dorëzojnë parashtresa dhe ankesa, por theksojnë se në pyetjet e gazetarëve nuk është përgjigjur nëse do të parashtrojnë dorëheqje në funksionin partiak.
“Zaev: Era e sherifëve lokal përfundoi”, e transmeton Beta dhe fjalimin e fitores të kryeministrit të Maqedonisë. “Kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev vlerësoi se qytetarët dhe zgjedhjet lokale i kanë dhënë mbështetje për Qeverinë e re, duke theksuar se ka përfunduar era e “sherifëve lokale”, transmeton Beta.
Agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug e transmeton deklaratën e analistit politik Albert Musliu, i cili vlerësoi se sukses më të madh në zgjedhjet lokale në Maqedoni është ajo që zgjedhjet kanë kaluar qetë, edhe pse ka pasur informacione për shkelje të vogla madje edhe për “trenin bullgar” në mjediset urbane, që paraprakisht nuk ka qenë rast.
Radioja serbe B92, në Internet faqen e saj njofton për rezultatet nga zgjedhjet lokale, duke informuar se partia më e madhe e shqiptarëve etnik në vend BDI, udhëheq me 12 ndërsa në nëntë parti të tjera shqiptare, koalicione dhe grupe qytetarësh”.
Televizioni rajonal N1, përveç për zhvillimin e votimit, thekson se LSDM-ja ka fituar në shumë komuna në Shkup, mes të cilave edhe Qendrën, si dhe se e kanë fituar pushtetin edhe në Manastir dhe Ohër.
“Socialdemokratët në Maqedoni festojnë, VMRO-DPMNE, pësoi humbje të rëndë në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, informon sot në mëngjes agjencia bullgare e lajmeve BTA.
“Socialdemokratët me triumf në zgjedhjet lokale në Maqedoni”, shkruan Denes.bg. “Zoran Zaev: Pritëm liri” është titulli nën të cilin Fokusi bullgar informon për zgjedhjet
“Socialdemokratët e Maqedonisë fituan në zgjedhjet lokale”, publikon sot agjencia kroate e lajmeve Hina, shkurt duke informuar se kjo paraqet mbështetje për Qeverinë e re për integrimet e përshpejtuara atlantike dhe euro-atlantike të vendit.
Dnevno.hr, duke informuar për fitoren e LSDM-së, e citon Zaevin i cili gjatë fushatës parazgjedhore paralajmëroi se Maqedonia do të jetë vendi i 30-të anëtarë i NATO-s dhe se do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
Agjencia e lajmeve të Bosnjës e Hercegovinës Fena, kumton se LSDM-ja udhëheq një numër të madh komunash në Maqedoni dhe se mbrëmë në qytetet më të mëdha, tashmë festohet fitorja në raundin e parë zgjedhor.
“LSDM-ja mund VMRO-DPMNE” është titulli nën të cilin në Internet faqen e saj informon Radio Sarajeva.