Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se sipas të gjitha “matjeve të opinionit publik, shumica e madhe, më shumë se tre të katërtat, kundërshtojnë ndryshimin e Kushtetutës”, d.m.th. për futjen e bullgarëve në të që të hapet kapitulli i parë në negociatat me BE-në pas shqyrtimit.
A është vërtet kështu, a janë vërtet kaq shumë sot ata rreth 80 për qind e qytetarëve që ishin kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë në verë?
Sondazhi i fundit i IRI tregon se ky numër ka rënë në mënyrë dramatike që nga sondazhi i tyre i kryer në fund të shtatorit dhe fillimi i tetorit dhe i publikuar më 19 dhjetor. Sipas këtij sondazhi të IRI, numri i atyre që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë tani është 56 për qind./Lajmi në koment.