Rikthehet podcasti i Kryeministrit Edi Rama, ‘Flasim’.
Në një postim në Facebook, Rama njofton se episodi i parë do të transmetohet nesër 5 tetor, dhe se e ftuara e parë do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
Nga video e shkurtër që Rama ka ndarë në Facebook, kuptohet se tema kryesore e intervistës me Manastirliun do të jetë kandidatura e saj për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit që do të mbahen në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Pjesë nga biseda e Ramës dhe Manastirliut
Edi Rama: Në këtë episod të parë Ogerta Manastirliu
Ogerta Manastirliu: Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operasdhe Baletit. E shihja kiminë si për bashkimin e llogjikës dhe e dyta të imagjinatës.
Edi Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës, si e ndjen këtë barrë mbi supe?
Ogerta Manastirliu:..Më tha, si ka mundësi që nuk të pyeti.