Alsat-M 2019-07-18T13:08:00+02:00
Nga ajo që u publikua, në listën e të shantazhuarve ka pasur edhe tridhjetë biznesmenë të tjerë. Disa prej tyre tashmë kishin realizuar takime me prokuroren që po e udhëheq rastin “Reket”, Vilma Ruskoska. Më shumë se e qartë është se takime të tilla do të mbahen edhe një herë, së paku.
Nëse i gjithë rasti shikohet nga lart, mund të definohet ndryshe – njerëz nga qeveria, me ndihmë të njërit apo tjetrit prokuror dhe një apo dy shantazhues, kanë zhvatur para me ndihmën e rasteve të hapura të PSP-së, apo ato që do të duhet të hapeshin, me çka me shuma të ndryshme parash e kishin mbajtur në jetë televizionin 1TV, që politika e tyre redaktuese ka qenë që të mbajnë gjallë qeverinë. Pjesa tjetër e parave ka qenë i ndarë në pjesë të njëjta.
Sipas dëshmitarëve të këtyre ngjarjeve jo të këndshme, ja si është zhvilluar rasti- shkruan MKD.MK.
Bojan Jovanovski, ndonjëherë së bashku me Lazar Janev, djali i Prokurores speciale Katica Janeva, kishte takuar biznesmenë apo miq të tyre të afërm me raste edhe palët mbrojtëse të tyre.
Zgjedhja ka qenë kryesisht e biznesmenëve të cilët kanë qenë të përfshirë në rastet e PSP-së. Ka pasur edhe raste të tilla kur është paralajmëruar edhe ndonjë hetim i ri, me prezantimin e ndonjë dëshmie delikate, informacion, situatë, incizim…
Bisedat përafërsisht janë zhvilluar kështu:
B.J Mirë dita, Si jeni? Më vjen mirë që u njoftuam. Ky është drejtori i marketingut të 1TV, Lazar Janev, apo djali i Katica Janevës.
Biznesmeni: Mirë dita, flameinderit, mirë, urdhëroni.
B.J Do të kishim dashur të ju prezantojmë mundësitë e reklamimit në televizionin tonë. Laze do të ju njoftojë me detajet.
Biznesmen: Mirëpo unë nuk jam i interesuar për reklamim. Tash jemi në ndonjë tranzicion, shkurtojmë shpenzimet, ndoshta në ndonjë rast tjetër…
B.J: Mirëpo emri juaj u përmend në rast…
Biznesmeni: Po, e di. Mirëpo këto me siguri ka ndonjë keqkuptim…
B.J: Merr në telefon, e aktivizon autoparlant dhe : Mirëdita Katice. Si je ? Ja jam këtu tek… dhe mendova nëse mundemi ti ndihmojmë, mundemi.
Nga ana tjetër vjen konfirmimi dhe ndërpritet biseda.
B.J: Mund të ju përgatisim projekt të caktuar për reklamim në televizionin tonë. Do të jetë mesazh i qartë dhe ajo do të ju kushtojë…(këtu të dhënat janë të ndryshme nga 500 mijë deri në 2 milion euro).
B.J: Pjesë të parave do të duhet të shkojnë përmes faturës, ndërsa pjesa më e madhe duhet të jepet në dorë, e kuptoni si është, duhet të ndihmohen edhe të tjerët.
Fillimisht përgjigjet e biznesmeneëv kanë qenë negative, në rastet e shumta, mirëpo në takimet e tjera ishte paraqitu edhe Zoran Mileski – Kiçeec, i cili kishte qenë edhe më i bindshëm në prezantiin e dëshmive të cilët i posedonin për komprometim të biznesmenëve, me çka menjëher kalonin në biseda për detajet se si do ti pranonin paratë.
Pjesë e parave të zhvatura mendohet të është dhënë njeërzve të qeverisë.
Ndërsa pjesë të këtyre dëshmive tashmë janë dokumentuar tek prokurorja Vilma Ruskoska/MKD.MK
Loading…



