I pyetur lidhur me vazhdimin e partisë së tij “Populli” në koalicion me Ali Ahmetin, nëse kjo ka të bëj me dëgjueshmërin e e tij ndaj Ali Ahmetit, apo Ahmeti ka qenë korrekt ndaj tij, Rexhepi tha se deri sot, historikisht ka dëshmuar në çdo aktivitet të tij politik, që dëgjueshmëria e tij është konform interesave kombëtare.
“Këtë çështje e kam dëshmuar mjaft që asnjëherë nuk kam lejuar askush të imponojë mendimet të cilat unë nuk mund t’i përshtati në jetën time të përditshme apo nuk mund t’i akceptojë”, tha Rexhepi.
Sa i përket vazhdimit të idealeve të Lëvizjes BESA nën ombrellën e BDI-së, Rexhepi tha se ai ka qenë një nga themeluesit e Besës, por fatkeqësisht, idealet e asaj lëvizje, që në Lëvizjen Besa u thyen.
“Nuk u prit që të themelohet Alternativa apo të vije një koalicion tjetër. Idealet e Lëvizjes Besa janë që shqiptarët të jenë të zot të vetës së vet dhe të jenë të ngërthyer me identitetin e tyre edhe kombëtar edhe shpirtëror edhe kulturor dhe asnjëherë mos të nënshtrohen ndaj askujt pavarësishtë presioneve apo interesave politike”, tha Rexhepi.
Data 04.02.2026
Aktuale
- Klodiana Lala: Mosmarrja e vendimit, GJK po i jep mundësi Ballukut të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët
- Ambasadori Meidani takim me Koordinatoren e Grupit Parlamentar të BDI-së, znj. Rina Hajdari
- Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi
- Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i një motori! Dërgohet me urgjencë në spital
- “Familja Xheçuka nuk ka gisht në ekzekutimin e Imerit”- Vrasja e policit të “313”, apeli i mbesës: Rihapni hetimet! Krimi po fshihet
- KSHPK do të hetojë anëtaren Cveta Ristovska
- Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
- LSM më 10 shkurt do të nisë me bllokadat, kërkojnë rritje të pagës minimale në 600 euro


