Qeveria e Maqedonisë nuk ka përgjigje të saktë se si është e mundur kryeministri Zoran Zaev të mos di se kush ishin njerëzit të propozuar për ministra dhe kush ishte e kaluara e tyre, në kohën kur formonte kabinetin e tij qeveritar. Deklarata e kryeministrit Zaev bëri bujë në opinion, kur në Samitin “Maqedonia 2025”, hapur para mediave pranoi se në kabinetin e tij ka njërëz të korruptuar, njofton Almakos.
“Këtu janë vetëm dy muaj dhe tashmë janë nën hetim. Hollësi të mëtejshme nuk mund të them. Prioriteti ynë është se në Maqedoni nuk duhet të paraqiten gabimet e kaluara, kryesisht për korrupsion. Ligji duhet të zbatohet për të gjithë. Vetëm atëherë mund të ofrojë investime të reja” tha Zaev, në panel të diskutimit këtë javë me temë “Çfarë kemi mësuar dhe si të aplikoni ardhjen e investimeve “, nga “Samiti Maqedoni 2025”.
Dilemën se si njerëz të korruptuar kanë hyrë në kabinetin e Zaevit sot e kësaj dite nuk është sqaruar nga përfaqësues të qeverisë. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski thotë se qeveria qëndron pas deklaratës së kryeministrit dhe pranon se bëhet fjalë për indikacione, të cilat duhet të provohen nga organet kompetente. Në vend të njoftojë opinionin se si njerëz të dyshuar për krime janë bërë pjesë e qeverisë dhe kush mban përgjegjësi për këtë, Boshnjakovski fton opinionin dhe gazetarët të denocojnë njerëzit e korruptuar.
Deklarata e Zaevit gjithashtu shkel parimin bazë të shtetit juridik, parimit të prezumimit të pafajsisë, se secili është i pafajshëm derisa nuk dëshmohet e kundërta nga ndonjë gjykatë kompetente.
Qeveria, poashtu, nuk ka asnjë përgjigje për dyshimet tona nëse kryeministri Zaev qëllimisht ka lejuar hyrjen e njerëzve të komprometuar në qeveri për t’i shantazhuar dhe kontrolluar me lehtë.
Delvina Kërluku
Almakos.com