Qarkullimi në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në kushte të thata të rrugëve, njoftoi Auto Moto Shoqata e Maqedonisë (AMSM).
Sipas AMSM-së, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përcjell INA.
Autoritetet rikujtojnë se nga data 15 nëntor 2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky obligim do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2026.
Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
Më poshtë agjencia e lajmeve INA sjell linqet, ku ju mund t’i shihni LIVE, flukset në pikat kufitare:
Pika kufitare Tabanoc – Preshevë:
SERBI – KROACI Batrovc-Bajakovo:
https://m.hak.hr/kamera.asp?g=2&k=1
SERBI – HUNGARI – Horgosh
https://uzivokamere.com/granicni-prelaz-horgos-madjarska-srbija/
LIVE KOSOVË – SERBI:


