M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi janë personat që kanë mbetur të plagosur mbreme në incidentin e armatosur në një çajtore, afër shkollës fillore Imri Elezi në komunën e Çairit, ku humbi jetën 47 vjeçari me iniciale J.I.
Burime nga spitali kanë thënë për Tv Telma se dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë, ata kanë marë plagë në këmbë, transmrton Almakos.
“Ata kanë qenë në të njëjtën tavolinë me të ndjerin”, raportoi Tv Telma.
Policia dhe prokuroria kanë dalur sot me detaje për rastin e mbrëmshëm. Dy sulmues, deri tani të panjohur, të armatosur me pushkë automatike, janë futur brenda dhe kanë filluar të gjuajnë në drejtim të një tavoline ku janë plagosur 3 persona. Njëri nga të plagosurit, J.I. (47) nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të rënda dhe ka ndërur jetë në spital.
MPB
“Nga të shtënat me armë zjarri është lënduar rëndë J.I. (47) nga Shkupi, i cili është dërguar në kompleksin klinik ‘Nënë Tereza’, ku rreth orës 22:20 ka ndërruar jetë. Po ashtu, plagë kanë marrë edhe M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’.
Ndërkaq, nga Prokuroria Publike infromojnë se mbrëmë prokurori publik kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes në Çair dhe informojnë se Prokuroria ka siguruar video incizime nga vrasja në Çair.
PROKURORIA PUBLIKE
“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe urdhër për autopsi të të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet e video vëzhgimit të objekteve përreth”.
Nga MPB thonë se ekipet policore kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit