05 July
Pas 10 vitesh në Komunën e Shuto Orizares do të fillojë punën një gjinekologe, me çka merr fund problemi shumëvjeçar dhe sigurohet mbrojtje shëndetësore për gratë e kësaj komune. Nga java e ardhshme në Shuto Orizare do të nis punën Vjollcë Mbiarra. Banoret e kësaj komune mirëpresin zgjidhjen e problemit, pasi thonë se me vite të tëra është dashur të bredhin nga njëra klinikë në tjetrën për të bërë kontrollet.
“Nuk kishim doktor, nëse duhej diçka urgjent duhej të shkonin nëpër spitale tjera. Më vjen shumë mirë që do të ketë sepse kishim më të vërtetë nevojë”.
“Duhet të kemi gjinekolog. Ka shumë vite qe nuk kemi gjinekolog. Ne duhet të paguajmë transport që të shkojmë deri në gjinekolog”.
“Duhet të kemi këtu gjinekologe. Edhe pse jam në moshë duhet të që të kontrollohemi,por ata na lënë këtu pas dore sepse jemi romë”.
Përveç në Shuto Orizarë, gjinekolog amë nuk ka edhe në 45 komuna tjera në gjithë Maqedoninë.
Alsat-M

