Seanca gjyqësore për lëndën e PSP “Shuplakat” është shtyrë për më datë 3 maj për shkak se asnjë nga të akuzuarit nuk është paraqitur sot në seancë.
“Shuplakat”, Gruevski duhet të paraqitet në seancë dëgjimore
Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në seancë dëgjimore për rastin “Shuplakat”. Prokuroria Speciale akuzon Gruevskin për dhunë në Komunën Qendër në vitin 2014.
Këshilli i Prokurorëve një ditë më parë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që prokurorja Fatime Fetai të largohet nga lënda, sepse sipas tyre ajo ka shkelur kodin etik në seancën e fundit kundër kreut të VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevskit. Përndryshe Katica Janeva dhe Fatime Fetai gjithashtu dorëzuan ankesa për rastin e njëjtë, kundër vendimit të gjykatëses Mihajlova e cila i dënoi me nga 2000 euro për sjelljen e tyre në gjykatë. Për ankesat e tyre duhet të vendos Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore.
Më 15 shtator të vitit të kaluar, PSP ngriti akuzë kundër Gruevskit, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.

