Shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ka refuzuar edhe një propozim tjetër të bërë nga VMRO-ja. Deputeti i kësaj partie Antonio Milloshovski kishte bërë propozim rreth taksës radio-difuzive, por propozimi u refuzua me 62 vota kundër.
Ndërkohë, Milloshovski ironizoi premtimin e Qeverisë për heqjen e taksës radiodifuzive, duke thënë se do ta propozojë ligjin. Sipas tij, LSDM po vonohet dhe nuk po i mbanë premtimet edhe pse është parajmëruar së një gjë e tillë do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë. /SHENJA/

