Më shumë se gjysma e të anketuarve (57,1 për qind) në hulumtimin e realizuar për televizionin grek “Action 24” vlerësojnë se zgjidhja eventuale e problemit me emrin do të jetë më afër qëndrimeve të Maqedonisë, ndërsa vetëm 26.9 për qind më afër “vijave të kuqe” greke.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, në pyetjen: “Zgjidhja që do të përzgjidhet për emrin e Shkupit, vlerësoni se do të jetë më afër asaj që e kërkon Greqia apo asaj që e kërkon Shkupi?”, gjashtë deri 10 të anketuar janë përgjigjur se do të jetë në dobi të Maqedonisë. Në këtë pyetje 57,1 për qind janë përgjigjur se do të jetë më afër asaj që e kërkon Shkupi, 26,9 për
qind më afër asaj që e kërkon Athina, ndërsa 16 për qind kanë thënë se nuk e dinë ose kanë shmangur përgjigjen.
Në hulumtimin e mendimit publik, për çështjen konkrete është bërë analizë sipas orientimit politikë, moshës, gjinisë, vendbanimit, shkallës së edukimit e të ngjashme.
Prej tyre 57,1 që janë përgjigjur se zgjidhja do të jetë më afër kërkesave të Maqedonisë, shumica 74,5 për qind në zgjedhjet e fundit parlamentare në shtator të vitit 2015 kanë votuar për Demokracinë e Re opozitare, ndërsa 39,7 për qind për Syrizën. Pothuajse 7 prej 10 të anketuarve që vlerësojnë se zgjidhja do të jetë në dobi të Maqedonisë, vetëpërcaktohen si djathtistë apo djathtistë radikalë. Lidhur me gjininë, dallimi mes burrave dhe grave është vetëm 2,7 për qind ndërsa megjithatë 64,1 për qind janë me arsim sipërore.
Më konkretisht për Demokracinë e Re janë prononcuar 29,4 për qind nga të anketuarit, për Syrizën 19,2 për qind, për Lëvizjen për Ndryshim (PASOK, Djathtistët demokratë, Potami) 10,2 për qind për Agimin e Artë, 7,2 për qind për Partinë Komuniste të Greqisë 6.3 për qind për Aleancën e Centralisteve 2,7 për qind dhe për Grekët e Pavarur 2,5 për qind. Nëse të dielën mbahen zgjedhje, shtatë prej 10-të grekëve (73.3 për qind) vlerësojnë se Demokracia e Re do të ishte e para, ndërsa 18,7 për qind janë përgjigjur se Syriza do të fitonte.
Në pyetjen kush është më i përshtatshëm si Kryeministër i Greqisë, 40 për qind nga të anketuarit e kanë zgjedhur liderin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, 21,9 Aleksis Cipras, ndërsa 36,8 për qind një prej të dyve.
“Rass” për televizioni grek “Action 24” morën pjesë 1002 të anketuar nga mbarë Greqia, ndërsa u realizua prej datës 6 deri më 8 mars të këtij viti.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Fetai: Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!
- “Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti – Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty
- Estonia bën histori: Nxënësit tanë do të mësojnë me inteligjencën artificiale
- Vdekja e 3 vjeçari në Shkodër, reagon i ati: Nuk është e vërtetë se im bir ka ndërruar jetë nga ilaçi i minjve! S’e di çfarë ka ndodhur, vajza është ende në gjendje të rëndë
- Nora Istrefi pranon buqetë gjigande me trëndafila të bardhë, ja momentet romantike
- EMRI/ Ekzekutoi pranë shtëpisë Dod Mamlin, arrestohet autori i dyshuar!
- (VIDEO) Qeveria hedh poshtë pretendimet e LSDM-së për keqpërdorimet e Mexhitit
- Dauti: Vetë deputetët e shumicës e pranojnë se lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë!