Një aksident i rëndë trafiku mes një autobusi dhe kamioni ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Veles-Shtip tek fshati Mamutçevo. Në aksident ka shumë persona të lënduar, informojnë për MIA-n nga MPB-ja.
Personat të cilët janë të lënduar janë duke u transportuar në spitalin e Velesit.
Inspektimi ende është në vijim.
Për shkak të aksidentit, nga ora 13.15 e pasdites së sotme, komunikacioni në rrugën Veles-Shtip është në ndërprerje, informojnë nga LAMM.