Lideri i PDSH, Menduh Thaçi ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Formulimi është denigrues. Ne nuk i bashkangjitemi çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e koalicioneve të ardhshme në rend të parë varen prej përcaktimit të paluhatshëm të këtyre partive që duan të bëjnë koalicion për aspektin e euro integrimeve. Kjo duket shumë e lehtë, shumë e bukur, por pas kësaj ka shumë vështirësi. Pas kësaj ka shumë llokuma, shumë akullore, shumë mickovska, shumë oferta të pushtetit. Unë mendoj se ne gjithmonë kemi qenë të palëkundshëm në këtë drejtim.Ne jemi shumë konstruktiv, por sigurisht jemi të përgatitur të garojmë edhe vet. Këtu e keqja e këtyre zgjedhjeve është se BDI do jetë fitues favorit.Unë parashoh që nëse PDSH del vet do të jetë forca e dytë në kampin shqiptarë dhe sigurisht do t’i zhvendos prej skene politike këta të cilët u paraqitën para disa viteve dhe sot përfunduan në 8 apo 9 formacione politike”, është shprehur Thaçi. (INA)