Zjarri në deponinën e Strugës është shuar përfundimisht dhe nuk vërehet tym.
Ekipet në terren vazhdojnë me punën për pastrimin e gjithë deponisë nga zjarri.
Punëtorët mbrëmë kanë punuar gjatë gjithë natës, madje ka pasur raste kur kanë humbur vetëdijen nga tymi dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Tek qytetarët e Strugës spekulohet se deponia digjet me qëllim, por deri tani këto informacione nuk janë të vërtetuar.