Gjykata e Apelit në Shkup ia uli dënimin me burg nga 18 në 8 vjet shoferit Angellçe Nikollov nga Velesi, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, shtypi për vdekje një vajzë 11-vjeçare dhe rëndë lëndoi nënën e saj, ndërsa më pas u arratis. Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, seanca publike është mbajtur më 3 korrik të këtij viti, ndërsa vendimi është marrë më 10 korrik. -Vendimi ka dy pjesë: aktvendim dhe vendim. Aktvendimi ka të bëjë me aktvendimin e shkallës së parë, i cili u ndryshua vetëm në pjesën për sanksionin penal dhe u dënua me dënim prej tetë vjetësh heqje lirie, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri në fillim të vuajtjes së dënimit me burg. Në pjesën e mbetur konfirmohet aktvendimi. Pjesa e dytë është vendim, që i referohet ankesës së refuzuar për masën e paraburgimit. Aktvendimi i shkallës së parë është shqiptuar në Gjykatën Themelore të Velesit nga Këshilli Penal pesë anëtarësh, i kryesuar nga gjykatësja Gabriela Gajdova, në mars të këtij viti.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala


