
Seanca gjyqësore përgatitore , në të cilën Ish shefi I DSK-së akuzohet për shpigfje nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, për rastin “maxhar Telekom” u prolongua për më 25 maj.
Seanca përgatitore më 31 tetor u anuluar për shkak se Bogoevski nuk ka marrë paditë me kohë dhe nuk ka dorëzuar përgjigje për padinë. Në seancën atëherë nuk u paraqit as Ali Ahmeti e as Musa Xhaferin. Bogoevski në dëshmitë e tij në gjykatën amerikane në Neë York ka thënë se 7.5 milionë euro kanë hyrë në Maqeodoni me makinë zyrtare për të korruptuar tre politikanë, ish kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Ahmeti dhe Xhaferi kanë ngritur padi kundër Bogoevskit për këto dëshmi, dukë kërkuar dëmshpërblim prej 3 milionë denarë, gjegjësisht 2.5 milionë denarë. Bogoevski ka thënë se ai nuk mund të paditet për shpifje për deklaratën e dhënë në procedurë gjyqësore.