Seanca përgatitore për rastin “Fortesa 2”, në të cilin gjykohen të punësuarit e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, me të akuzuarin kryesor ish shefin e DSK-së, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar të tjerë në këtë drejtori, u ndal në vlerësimin se a duhet ose jo faktet e klasifikuara të shfrytëzohen në seancën gjyqësore. Në seancën e sotme, njëri nga avokatët mbrojtës nuk posedonte leje për qasje tek informatat e klasifikuara, informata këto të cilat Prokuroria Speciale Publike i paraqet si fakte, ndërkaq DSK si krijues i informative, refuzon t’i deklasifikojë.
Avokati mbrojtës i të akuzuarve, Nikolla Dodevski, kërkoi nga Gjykatësja Lidija Petrova, që t’i hedhë poshtë këto fakte të cilat as MPB dhe as DSK, nuk kanë pranuar që të jenë të deklasifikuara.
“Edhe sot i gjithë diskutimi ishte humbje kohe përsëri duke treguar se drejtësia është ashtu me tentim që ta detyrpjnë gjykatën ta këshillojë, të bëhet këshilltar juridik I PSP-së. është puna e palejueshme. Ligji nga 1 dhjetori I vitit 2013 e ka sjellur procedurën e palës që barra e tregimit të dëshmive është në anën e palëve dhe para së gjithash e atij që akuzon i cili është I obliguar që ta dëshmoj akuzën me fakte që ai do ti prezantoj para gjykatës. Gjykata vetëm ka të drejtë ta sjell vendimin. Ajo ëhtë punë që tash më tre vite në të gjitha forumet dhe trajnimet , pse ajo Prokurori nuk e di me të vërtetë nuk mund ta kuptoj”, tha avokati mbrojtës, Nikolla Dodevski.
Prokurorja Speciale Lençe Ristevska, tha se PSP ka vepruar sipas detyrimeve të seancës së mëparshme, ndërkaq krijuesi i informacionit, që në këtë rast është Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim refuzon të bëjë deklasifikimin e informative. Ajo përsëriti se shumica e institucioneve nuk kanë bashkëpunim të mirë me institucionin që ajo përfaqëson.
“Sipas nenit 20 të ligjit për informata të klasifikuara, informata e cila fsheh vepër pernale kapërcim ose keqpërdorim të funksionit, ndalon të jetë e klasifikuar” tha prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska.
Paraprakisht gazetarët u larguan nga salla ku mbahej seanca, me kërkesë të avokatit Dodevski, me qëllim që të bëjë hetimin e dokumentacionit, të cilin Prokuroria Speciale Publike e paraqiti për hetim. Gjykata e obligoi PSP-në që të kërkon mendim nga Drejtoria për siguri, për klasifikimin e të dhënave si dhe kërkesë tek Ministria e Punëve të Brendshme, për përdorim të fakteve në seancë gjyqësore, gjegjësisht për deklasifikim të informative. Seanca e ardhme u caktua për më datë 13 mars. Përndryshe, I akuzuari kryesor i Rastit “Fortesa 2” akuzohet për përgjime të paligjshme.