Nga Kabineti i kryetari të Kuvendit Talat Xhaferi kanë njoftuar se Zoran Zaev ka dorëzuar Propozimin për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë së Maqedonisë.
“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe programin e qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve, ndërsa seancën për zgjedhjen e Qeverisë mbahet të martën më 30.05.2017, në ora 11:00, për zgjedhjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabintetit të kryetarit të Kuvendit./Almakos

