03 April
Avokatët e Zoran Zaevit sot në gjykatë u ankuan se Prokuroria Themelore nuk u ka dërguar asnjë provë për rastin “Ryshfeti”. Për këtë shkak, seanca e sotme u anulua dhe e njëjta do të vazhdojë më 4 maj. Gjykatësja obligoi prokurorinë që avokatëve t’ua dorëzojë provat që tregojnë se kreu i LSDM-së ka marrë ryshfet. Zaev akuzohet se nga biznesmeni Ivan Nikollov nga Strumica ka marrë ryshfet prej 200 mijë euro derisa ishte kryetarë i Strumicës për t’ia legalizuar tokën ndërtimore.
Alsat-M