Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Toplik” është shtyrë për shkak të mungesës së njërit nga trupi gjykues.
Seanca e rradhës do të mbahet më 20 mars, atëherë kur mbrojtja do të duhet të shpalos faktet.
Sipas akuzës të PSP-së, i akuzuari i parë Mile Janakievski, si udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përpiluar Komision për furnizime publike ku është dashur të zgjedhë ofertë për blerjen e tokës shtetërore për të ndërtuar kompleksin elitar “Bregu i diellit” në Sopishtë, edhe pse kompania e njëjtë nuk i kishte plotësuar kushtet.
Nga faktet e PSP-së, është përfunduar se përshkak të ndërprerjes së marrëveshjes nga ana e ministrisë së transportit dhe lidhjeve, është dashur që e njëjta të paguajë dëmshpërblim personit juridik “San Siti”në vlerë prej 1 milion euro.
Në këtë rast të akuzuar janë edhe pesë persona të tjerë të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

