Shtrejtimi i faturave të rrymes për 7.4 % u be mollë sherri mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Edhe pse nga komisioni rregullatorë për Energjetikë, than se për një faturë prej 1.500 denarë rritja do të jetë rreth 100 denarë, sipas analizave të partisë së Mickoskit, qytetarët do të paguajn 12 mijë denar më shumë në nivel vjetor. Duke reaguar për shrejtimin e rrymës, nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM mburret që kanë kthyer tarifën e lirë, ndërsa tani qytetarët do të paguajn fatura më të shtrejta për energji elektrike.
“Nëse marrim parasysh që qytetarët paguajnë fatura mesatarisht 3000 denarë në muaj, rritja do të jetë pothuajse 1000 denarë më shtrejtë në muaj, pra deri në fund të vitit secila familje do të duhet të shpenzojë edhe 12 mijë denarë ose 200 euro më shumë se buxheti i familjes së tyre. Ajo që ata mburren se e dhanë me kthimin e tarifës së lirë, sot ata e kthejnë shumëfish” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Ndaj akuzave të VMRO-se kunderpërgjigjet LSDM.
“Deri sa qeveriste VMRO-DPMNE dhe Mickoski ishte këshilltar për energji i Gruevskit, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 100 përqind, tarifat e lira të energjisë elektrike u shfuqizuan, dhe shteti varej nga importi I shtrejt i energjisë elektrike” thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.
Ndaj shtrejtimit të energjis elektrike kanë reaguar edhe një grup i sindikatave dhe shoqatave të cilët kërkojnë nga Komisionit Rregullator që të tërhiqte menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ata thonë se është e e papranueshme që një vendim i tillë po merret në mes të krizës më të madhe të kohëve të fundit, kur mijëra njerëz humbasin punën ose marrin paga me të ulta. (TVM2)